MELIA Hotel International

Hoteli me 5 yje i vendpushimit është i pozicionuar në anën veriore të zonës. Është hera e parë që Shqipëria do të ketë një hotel të kësaj madhësie dhe standardeve të tilla, të cilat do të menaxhohen nga një emër lider ndërkombëtar: Meliá Hotels International. E vendosur në mbi 40 vende të botës me mbi 350 hotele, Meliá Hotels International ka zgjedhur projektin San Pietro për gjithë cfarë ka për të ofruar.
Hoteli do të ketë ndërtesën kryesore dhe disa banesa private, një kapacitet prej 350 dhomash që do të organizohen me suita të ndryshme në aspektin e luksit që do të ofrojnë. Pishinat e hotelit do të zënë një sipërfaqe totale prej 2500 m², e cila është më se e përshtatshme për të gjithë mysafirët. Një nga shërbimet ekskluzive do të jetë Kazino dhe qendra SPA, më të mëdhatë në rajon.
Hoteli do të ofrojë të gjitha shërbimet e nevojshme, duke përfshirë lloje të ndryshme të restoranteve, bareve, dyqaneve, dhomave e konferencave etj. Programi i argëtimit gjithashtu do të jetë pjesë e përvojës në mënyrë që çdo mysafir, pavarësisht nga mosha apo aftësitë e tyre, do të jetë në gjendje të argëtohet e relaksohet, jo vetëm gjatë sezoneve festive, por gjatë gjithë vitit.