Destinacioni

San Pietro është vendosur strategjikisht në plazhin e Gjirit te Lalezit, që ofron mbi 250 ditë me diell, temperaturë mesatare 22 – 35°C dhe një sezon turistik prej shtatë muajsh.Gjithashtu, ndodhet jo më larg se 30 minuta nga Tirana, Durrësi, porti e aeroporti.

Gjithashtu, San Pietro ndodhet brenda një rrezeje prej 250 km nga vendet në kufi, duke e bërë atë lehtësisht të arritshëm për fqinjët tanë, por edhe për individët nga vende të ndryshme që dëshirojnë të investojnë dhe të pushojnë në një nga vendet më të bukura në Rivierën e Adriatikut.

Në të njëjtën kohë, vendpushimi është shumë afër zonave turistike. Ju mund të vizitoni vende me super panorama, vende historike për mos tu humbur, ose thjesht të shijoni hobby-n tuaj të preferuar, qoftë peshkimi, shikimi i shpendëve, ecja, vrapimi, çiklizmi apo një piknik gjatë perëndimit të diellit. Çdo gjë bashkohet në mënyrë të përkryer për të relaksuar mendjen dhe trupin. San Pietro Resort ju ofron cdo shëbim e është opsioni më i mirë në mënyrë që e gjithë familja të mund të shijojë natyrën dhe aktivitetet e shumta në një mjedis luksoz dhe elegant.

Shqipëria

Gjiri i Lalzit