24 Vila Elitare

Një shtëpi e mrekullueshme me çdo karakteristikë dhe upgrade elitare. Nëse të shijon që deti të jetë pamja e parë që sheh kur zgjohesh, ky është vendi për ty. Vilat ndodhen në vijën e parë të ndërtimit, shumë pranë detit, e ju ftojnë të hidheni në pishinën tuaj sa herë keni nevojë të freskoheni dhe energjizoheni ose të relaksoheni në verandat e ballkonet e vilës me një pije të freskët në dorë.
Dy kate, hapësira të bollshme, dhomë ndenje ekstravagante dhe 4 dhoma gjumi. Fasada me vetrata të larta bën të mundur ndriçimin natyral në të gjithë ambientet e vilës si dhe pamje panoramike të hapësirave përreth, në çdo moment kudo të ndodheni. Vendbanim unik dhe elegant, superior në cdo aspekt.

79 Vila Individuale

Vilat Individuale, vetëm 250 – 300 metra larg bregut, ofrojnë hapësira të sofistikuara të mbushura me dritë në dy kate, një dhomë të madhe ndenje dhe 3 dhoma të rehatshme gjumi.

Ndodhen mes një parcele të bollshme, me hapësirë për pishinë që rrethohet nga pemë të larta, duke krijuar një atmosferë dhe eksperiencë tejet të këndshme dhe private për ju dhe personat tuaj të dashur. Një shtëpi me elegancë të përhershme. Dizenjuar për çifte, familje ose udhëtare të vetëm që dinë të vleresojnë dimensionet e jashtëzakonshme.

 

53 Vila Dyshe

Vilat dyshe përbejnë pjesën më të madhe të hapësirës së resortit, fasada xhami të larta, veranda sharmante, ngjyra guri dhe pastel, ku mbizotëron një e bardhë paqësore, duke kombinuar Mesdheun me elemente moderne të design dhe materialeve kontemporane për të krijuar miksin perfekt. Vilat kanë hyrje individuale, të orientuara nga juglindja, 2katëshe me dhome ndjenje komode në katin përdhé që ofron hidroizolim superior, si dhe 3 dhoma gjumi të rehatshme në katin e parë. Të gjitha vilat ofrojnë pamje nga horizonti, si dhe veranda të mëdha në të dyja katet duke garantuar panorama të mrekullueshme kudo që të ndodheni në vilën tuaj. Një investim i sigurtë, që ju ofron çdo gjë që ju mund të kërkoni nga vila juaj luksoze ne bregdet.

 

15 Vila Katërshe

Vila inovative të ndodhura në zonën më të qetë të Fshatit Turistik, të konceptuara në dy kate dhe me 4 hyrje individuale, të pershtatshme për një gamë të gjerë klientësh. Secila vilë ka dhomën e ndenjes të bollshme në katin përdhé dhe 2 dhoma gjumi me një verandë të bukur në katin e parë. Organizimi futuristik i vilave katërshe është optimizuar që të garantojë shijimin e plotë të hapësirave, privatësi dhe relaks të garantuar. Akses i drejtpërdrejtë me plazhin, 1500m ekskluzivitet vijë bregdetare që shtrihet për 190m gjerësi, e integruar me pishat dhe gjelbërimin, nje oaz i vërtetë i përshtatur me lifestyle-n tend.

660 Apartamente

Palazzinat janë ndërtesa 3-katëshe që ofrojnë apartamente te bollshme dhe funksionale, 1 + 1 dhe 2 + 1. San Pietro turistik ofron shumë pamje dhe aktivitete të mrekullueshme, si vende historike, peshkim, vëzhgim të shpendëve, vrapimin, çiklizëm ose piknik ndërsa shijoni muzgun.
Dizajn bashkëkohor ndërthurrur me elemente Mesdhetare, në vendpushimin e parë luksoz të këtij lloji në Shqipëri. Arkitekturë inovative, ballkone të mëdha, zona të gjera, të përfshira hapësira barbeque dhe kopshti personal për pronarët e shtëpive në katin e parë.