About

San Pietro Resort në një mënyrë shumë inovatore kombinon banimin dhe turizmin, ndikon pozitivisht në zhvillimin e zonës dhe i sjell zonës saktësisht atë që mungon: Turizmin Elitar. Në një vend strategjik në plazhin e Gjirit të Lalezit, është projekti më i madh i këtij lloji, jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajonin e Ballkanit. Edil Al dhe Concord Investment kanë qenë gjithmonë lider për futjen e koncepteve të reja dhe rritjen e standardeve në nivele sa më të larta. San Pietro Resort është një tjetër investim i suksesshëm që mbështetet në një filozofi të tillë. Gjiri i Lalezit është pjesë e plazheve ranore të detit Adriatik dhe zona është e prekur nga erërat e veriut dhe jugut. Pranë bregut shtrihet një rrip i gjelbër me pisha shumëvjeçare të larta.

Në këtë zonë të bukur, në një parcelë prej 350.000 m2 dhe 1500 metra vijë bregdetare me një plazh ekskluziv gjendet San Pietro resort. Me zonën luksoze residenciale dhe hotelin me 5 yje, ky kompleks do të bëhet destinacioni kryesor turistik për individët dhe familjet që kërkojnë një vend për pushim, cilësi të ndërtimit dhe pamje të mrekullueshme, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe në rajon e më gjerë. Hoteli me 5 yje do të menaxhohet nga një emër ndërkombëtar në fushën e turizmit elitar, Melia Hotels International. Grupi spanjoll është i njohur për standardet e tij tepër të larta, shërbimet e cilësisë dhe vendpushimet ekskluzive.
San Pietro Resort është i pajisur plotësisht për të shërbyer si një oaz relaksimi dhe argëtimi për të gjithë familjen, 365 ditë të vitit. Afërsia me Tiranën dhe Durrësit e bën atë një shtëpi të dytë për të gjithë ata që jetojnë 20 deri në 40 minuta larg. Në të njëjtën kohë, është një investim i sigurtë me kthime të shpejtë, falë rritjes vjetore të vlerës së pronës, por edhe mundësisë për të dhënë me qera gjatë gjithë vitit.

.

D E S I G N T E A M

Studio “Oikos Progetti” Srl

Master Architect Ettore De Lellis Pescara, Italy

Grupi i arkitektëve të Meliá Hotels Grupi

Ndërkombëtarë me Project Manager përfaqësues

Alejandro Thovar Gil

Palma de Mallorca. Islas Baleares. España

Studio vendase design Edil Al, me Arkitektë

Përfaqësues Mr. Besar Zifla Tirana, Albania