Restorante

Në restorantet e ndryshme, me pamje nga deti, klientët do të jenë në gjendje të shijojnë ushqimet më të mira dhe më të freskëta, produkte deti, tradicionale, gourmet etj. Me një shumëllojshmëri menu-sh, ju do të keni mundësi të përjetoni shije ndërkombëtare, mesdhetare e vendase me super pamje.

Beach Bars

Ambjentet rekreacionale dhe të kohës së lirë do të jenë një tjetër mundësi për të ndjerë në maksimum çdo moment në këtë vendpushim. Shijo një kafe freddo ose një mojito sa herë që ke dëshirë.

Parqe Lojërash për fëmijë

Zonat për fëmijë janë të planifikuara me tepër kujdes. Ambjente të stërmëdha ku ata mund të luajnë, qeshin e eksplorojnë, në mënyrë të sigurtë.

SPA & Wellness Center

Paketa e oferta konstante me trajtime ekskluzive fytyre e trupi, si dhe masazhe relaksuese kryer nga një staf ekspertësh.

Pishinë e hapur & Zonë Relaksi

Në zonën ndërmjet plazhit dhe gjelbërimit, do të ketë zona të dedikuara rekreative për banorët e ardhshëm të vendpushimit. Disa prej tyre do jenë një pishinë e hapur, mjaft e madhe, e integruar me zonat për të marrë rreze dielli, si dhe beach bars. Gjithashtu, për banorët sportdashës, do të ketë fusha sportive, basketbolli e tenisi.

Shërbime

SUPERMARKET Siguri për të pasjen e të gjitha produkteve të nevojshme, por gjithashtu shumëllojshmëri produktesh plotësuese në supermarketin e qendrës turistike, duke shmangur lëvizjet e gjata dhe të lodhshme për cfarë dëshironi të keni.
ADMINISTRIMI DHE MIRËMBAJTJA: Menaxhimi dhe mirëmbajtja e kompleksit do të realizohet 24/7 nga kompani të specializuara të cilat ofrojnë standarde të larta shërbimi. Siguria në kompleks është pjesë e paketës së menaxhimit, e dicka për të cilën nuk keni pse të shqetësoheni.
QENDRA SHËNDETËSORE DHE FARMACI: Për të siguruar mirëqenien e banorëve, kompleksi turistik ofron një qendër shëndetësore së bashku me një farmaci që do të jenë funksionalë dhe në shërbimin tuaj 24/7.