Resorti

Dizenjuar të jetë luksoz dhe unik, resorti do të ketë 140,000m2 të ndara në 4 lloje të ndryshme vilash, blloqe të vogla apartamentesh si dhe një hotel me 5 yje. Ndërtimet janë jo më shumë se 51.500m2 duke u shtrirë në një zonë të bukur prej 350.000m2, pra duke mbajtur një raport të shkelqyer mes ndërtimeve dhe natyrës, rreth 15%. Një planifikim kaq i kujdesshëm mbron gjelbërimin dhe integron në mënyrë të mrekullueshme ndërtimet me natyrën, duke i bërë ata një.

Kompleksi i tërë ështe i rrethuar nga kamera dhe i kontrolluar nga rojet e sigurisë. Kompleksi ka tre hyrje kryesore, një për hotelin dhe dy për zonat rezidenciale.

Fshati Turistik ka akses direkt ne plazh, 1500m bregdet ekskluziv 190m të gjerë. Më pas zona e ndërtimeve fillon, e cila bashkohet me pishat e larta dhe gjelbërimin marramendës.

Një pjesë e rëndësishme e design është infrastruktura rrugore për automjetet, si dhe bicikletat e këmbësorët, që i jep avantazh këtyre të fundit. Ky rrjet është dizenjuar në mënyrë të tillë që çdo vilë ose apartament të jete i aksesueshëm me makinë dhe të ketë parkim dhe hapësirë të bollshme për cdokënd.

Shëtitoret e gjata të cilat bashkohen dhe krijojnë 3 sheshe të cilët të çojnë në plazh. Këto sheshe ofrojnë dyqane, bare e shërbime të ndryshme, që plotesojnë të gjitha nevojat dhe dëshirat e banorëve- supermarkete, restorante, etj. E gjithë familja mund të relaksohet në resort pa u shqetësuar se do humbin argëtimin e tyre të preferuar.

Infrastruktura është e mirë planifikuar dhe e lidhur me rrjetin kryesor. E implementuar sipas standarteve të Bashkimit Europian, do të konsistojë në 24 orë drita dhe ujë, rrjet ujesjellës-kanalizimesh, sistem për zjarrin dhe sistem sigurie, sistem ujitje dhe ndiçimi. San Pietro Resort, ky investim gjigand, i pari i llojit të tij në Shqipëri, ju jep cilesinë më fine të design dhe ndërtimit, duke ju ofruar garanci maksimale për investimin tuaj.